Flash News

Ditari i Maxhorancës

Nuk ngriti 2 satelitët në hapësirë, shkarkohet nga detyra Sekretari i ministrisë së Mbrojtjes

Nuk ngriti 2 satelitët në hapësirë, shkarkohet nga detyra

Shkarkohet nga detyra Sekretari i Përgjithshëm në ministrinë e Mbrojtjes, Ardian Kamenica.

Nga lajmet që qarkullojnë në media mësohet se arsyeja e shkarkimit të tij është se nuk realizoi projektin për ngritjen e dy satelitëve në hapësirë.

Në vendin e tij është emëruar Geraldina Grodani. Kujtojmë që kryeministri Edi Rama kishte në plan për të çuar satelitë në orbitë gjatë këtij viti, por afatet që deklaroi ai kanë kaluar.

"Do çojmë dhe satelitë në orbitë, qeshni po kur të shikoni satelitët 'Shqipëria në Orbitë' dhe jo mandatin tjetër, por vitin tjetër, satelitët 'Albania 1' dhe 'Albania 2', qeshni por do i shikoni atje në orbitë", tha Rama në tetor të vitit të kaluar.

 

Të fundit