Flash News

Ditari i Maxhorancës

“O Rexh çohu, Safet çohu se vjen Kukësi”, Vallja e Tropojës 'elektrizon' Ramën, detyron socialistët të kërcejnë

“O Rexh çohu, Safet çohu se vjen Kukësi”, Vallja

Fushata zgjedhore e 14 majit ka nisur me shumë entuziazëm për kryeministrin Rama. E ky vrull entuziazmi ra në sy që me prezantimin e këngës së fushatës “Vetëm përpara” me tingujt e tallavës, që e bëjnë Ramën të harrojë se fushata është për të qarë e zgjidhur hallet e njerëzve.

Së fundmi, në një takim me banorët e Kukësit, Rama nuk ka mjaftuar vetëm me kërcimin e tij, por ka marrë në valle edhe socialistët.

Siç shihet në video, ai ‘detyron’ kandidatin socialist të Kukësit Rexh Byberi t’i bashkohet Vallës së Tropojës të cilën e cilësoi një Rock ‘n’ Roll shqiptar.

"O Rexh po çohu. Safet po nuk kërceve vallen e Tropojës nuk je kuksian, çohu çohu se vjen pastaj e Kukësit. Futu kërce tashi, vallen e Tropojës”, i drejtohet Rama Byberit dhe Safet Gjicit, ndërsa këta të fundit duket se i gjen ‘belaja’ e çohen për të kërcyer.

Rama nuk mjaftohet me kaq. Dëshirën për të kërcyer ia imponon edhe një qytetareje së cilës i thotë: “A të dhemb këmba ty? Mirë se kërcen shoqja për ty. Do vimë tani te Kukësi... kjo është më e fortë...”.

Të fundit