Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
“O zot, o zot, ç’kam hequr”, Rama ‘kapet’ me Kushin: Shko e ha dreka me burrin e Evisit
Kryeministri Edi Rama është ndalur në Elbasan ku gjatë falënderimeve i është drejtuar edhe ministres së Arsimit, Evis Kushi, për të cilën nuk i ka kursyer batutat.
Rama u shpreh se në fillimi Kushi ishte e ndrojtur, ndërsa tregoi se për ta bindur t’i bashkohet PS-së i është dashur të hajë dreka me burrin e saj, edhe pse sipas tij “nuk është se e pyeste shumë”.
“Dua të falënderoj zyshën, Evisin. Evisi i ka dhënë Elbasanit një përmasë tjetër me figurën e saj, me modestinë e saj dhe përkushtimin e saj e integritetin, por edhe me gojëtarinë e saj. E keni parë që në fillim ça kam hequr kur i thashë Evis duam të të marrim në PS.
O zot o zot, shko e ha dreka me burrin e Evisit dhe bëj jo pse po si bëhet. Jo se e pyeste shumë burrin, por duhej pyetur dhe burri që i thoshte shiko çfarë thotë kryetari. Kjo nuk e di ça burri tjetër pyeste, nuk e di. Në fillim ishte e ndrojtur, sot është një shembull dhe u ka dhënë të gjitha grave të qytetit shembullin që me integritet”, u shpreh Rama.