Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Oferta fituese për demokratët", Rama vë në lojë çiftin Meta-Kryemadhi: Merr Monikën megjithë Ilirin dhe bota është e jotja (VIDEO)

"Oferta fituese për demokratët", Rama vë në
Foto Ilustruese

Deklaratat kontradiktore të çiftit Meta-Kryemadhi kanë tërhequr jo pak vëmendje gjatë ditëve të fundit. Kulmi ishte në momentin e vendosjes së maskës me detyrim, ku teksa Kryemadhi insistonte në mosvënien e maskës, Meta apelonte për marrjen e masave nga qytetarët dhe mbajtjen e barrierës mbrojtëse (pavarësisht mosdakordësisë me qeverinë për përfshirjen e gjobave tek fatura e dritave).

Pikërisht për këtë situatë ka reaguar kryeministri Rama. Me një video “tragji-komike”, Rama ka zgjedhur të vërë në lojë Presidentin Meta dhe bashkëshorten e tij, njëherazi kryetare e LSI-së Monika Kryemadhi.

Në video shihet Kryemadhi, nga njera anë, që thotë se: "COVIDI-i është një teori konspiracioni, dhe nga ana tjetër shfaqet duke mos mbajtur maskë, puthur e përqafuar qytetarët në takime', dhe Meta knga ana tjetër që i kërkonte Ministrisë së Shëndetësisë që të rishikonte masat  marra se situata po del jashtë kontrollit.

“Oferta fituese për demokratët "Jepja Lulit e merr Monikën megjithë Ilirin!" dhe bota është e jotja", ironizon Rama.

Të fundit