Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Çojnë mesazhe te unë”, Rama: Nuk ka asnjë ekran pro qeveritar, nuk transmetojnë investimet tona

“Çojnë mesazhe te unë”, Rama: Nuk ka asnjë

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një tjetër qëndrim kritik ndaj mediave shqiptare.

Nga Gjirokastra, Rama ankohet se mediat nuk transmetojnë investimet e qeverisë, por probleme të ndryshme si vrasje, plagosje etj.

Megjithatë, Rama shton se kjo tregon se në vend nuk ka asnjë ekran pro qeveritar.

Rama: Jam krenar që sot në vend nuk ka asnjë ekran pro qeveritar. Keni parë ekran që mos të fillojë me vrasje e shpifje.

Janë ekranë jo për të informuar por për të çuar mesazhin te unë.

Ato katet pa leje mirë është të bëni sikur nuk i shihni se i rregullojmë ne. Ato hapësirat shtetërore na i jepni ne.

Ndonjë tek-tuk, po edhe ai nuk është qeveritar. Keni parë ju ndonjë gjë nga Gjirokastër për investime, keni parë ndonjë kanal që nxjerr ujë të zi dhe keni parë lajme që njërit i ra në një tjegull e është në spital jashtë rrezikut për jetën. Nxjerrin ata në Korçë që hedhin mollët, por keni parë ata në Dibër që i eksportojnë.

 

Të fundit