Flash News

Ditari i Maxhorancës

Omicron në Shqipëri, Rama paralajmëron masa të reja kufizuese: Të përgatitemi për valën e re

Omicron në Shqipëri, Rama paralajmëron masa të reja

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa të reja kufizuese për vendin, pas mbërritjes së variantit Omicron dhe rrezikut për rritje të infektimeve.

Rama u shpreh se duhet të përgatitemi për një valë të re pandemie dhe se disa masa duhet të merren, por kjo nuk do të thotë që duhet patjetër të shtrëngohet zinxhiri i jetës. Nga ana tjetër, shtoi se është gati edhe rindërtimi i spitalit të ri infektiv.

“Kalojmë te kriza tjetër, që është krizë në vazhdim, te pandemia. Besoj se deri tani ia kemi dalë arsyeshëm duke garantuar një jetë goxha të çliruar nga shtrëngesat. Duke i dhënë mundësi ekonomisë që të fluturojë faktikisht për t’u ringritur. Dua të theksoj se sot jemi në kushtet kur duhet të përgatitemi për një valë të re për shkak të një versioni të ri të virusit, që po mbyll vendet e tjera. Holanda është mbyllur deri në 14 mars. Vendimet për mbyllje do të mbërthen radhazi vend pas vendi. Ne nuk duhet të ngutemi, por duhet ta dimë se nuk duhet ta kalojmë sikur nuk ndodh gjë. Mbase disa masa duhen rimarrë, pa e shtrënguar zinxhirin e jetës sic e keni marrë. Një numër i konsiderueshëm janë vaksinuar jashtë, sidomos ata që kanë lëvizje të vazhdueshme. Jemi gati për spitalin e ri infektiv, që do të thotë rindërtim nga themelet i spitalit ekzistues si edhe kemi sot 56 autoambulanca të reja, që e ka çuar flotën në një numër optimal”, tha Rama.

Të fundit