Flash News

Ditari i Maxhorancës

Çomo flet për punën në spital: Vrapojmë të mos na shohin të përlotur, bashkohemi me vuajtjen e tyre

Çomo flet për punën në spital: Vrapojmë të mos
Najda Çomo

Shefja e Infektivit dhe kandidatja e PS për deputete në Tiranë, Najda Çomo ka folur për punën e saj në spitalin covid. Ajo tregoi gjatë aktivitetitpër prezantimin e kandidatëve në Tiranë, se mjekët bashkohen me vuajtjet e pacientëve.

Çomo foli edhe për dhënien e lajmit të humbjes së jetës së pacientit, familjarëve të tij. Sipas saj, kjo situatë është e vështirë edhe për mjekët, të cilët shpesh përloten.

“Ne shikojmë vuajtjen e atyre njerëzve brenda e shikojmë ne dhe bashkohemi me vuajtjen e tyre. Ka pasur anëtarë të familjes që kanë ndërruar jetë në spital dhe është shumë e dhimbshme që ti duhet ti thuash që i kanë humbur. Të duket sikur je i fortë, por ndërkohë ti vrapon ta mbyllësh celularin shpejt që të mos të kapin të përlotur. Ata nuk e kuptojmë që ne e mbyllin ndonjëherë para kohe që të mos na dëgjojnë që jemi duke lotuar", tha Çomo.

Kjo e fundit tregoi edhe për humbjet në familje që kanë pësuar mjekët dhe sërish iu është dashur të qendrojnë në punë.

"Kolegeve tona doktoresha u kanë ndërruar jetë prindi brenda në spital dhe u është dashur të jenë në punë. Infermiere, staf që kanë humbur familjarë dhe duhet të jenë po në punë nesër", shtoi Çomo.

Ajo tregoi se ka mirëkuptimin e familjes për punën që ka zgjedhur të bëjë dhe angazhimin e saj në politikë.

"Jam shumë e shkëputur në raportet familjare. E kam gjetur mirëkuptimin të bashkëshortit dhe vajzës. Ato pak orë që shkojmë dëgjojnë telefonin tim. Unë e kuptoj që jam njeri i bezdisur në familje sepse bisedat e mia janë rreth punës. Nëse do ta bësh mirë një punë është e padiskutueshme që duhet suporti i familjes”, tha ndër të tjera Çomo.

Të fundit