Flash News

Ditari i Maxhorancës

‘Open Balkan’, Rama mbërrin në Beograd me një aeroplan të “Air Albania”

‘Open Balkan’, Rama mbërrin në Beograd me një

Mbërrin në Beograd delegacioni shqiptar për takimin që do të mbahet nesër në kuadër të nismës “Ballkanit të Hapur”.

Siç duket edhe nga foto, kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Beograd me një aeroplan të “Air Albania”.

Nesër, Rama pritet të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov. Ky i fundit zëvendëson Zoran Zaev i cili dha dorëheqjen pasi humbi zgjedhjet lokale.

Takimit të tre liderëve në kuadër të iniciativës “Ballkani i Hapur” do t’i paraprijë një takim me përfaqësues të kompanive nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, si dhe me përfaqësues të Këshillit Atlantik.

 

Të fundit