All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Maxhorancës

Opozita e akuzoi se përdori legalizimet për fushatë, përgjigjet Lame: Unë i ziu me dy pleq, kujt t’ja prish e kujt t’ja ndreq

Opozita e akuzoi se përdori legalizimet për fushatë,
Artan Lame
All - Paragraf - 1

Kreu i Kadastrës Artan Lame i është përgjigjur akuzave të opozitës, se ka përdorur institucionin që drejton në shërbim të fushatës elektorale. Sipas opozitës, Lame ka shpërndarë legalizime në këmbim të votës.

Në një prononcim për mediat, pas dorëzimit të legalizimit për “Xhaminë e Madhe” në Lushnje, ai i mohoi akuzat e opozitës dhe tha se institucioni ka qenë vetën në shërbim të qytetarëve, ndërsa ka vijuar me batuta.

All - Paragraf - 3

“Pa dashur ta dramatizoj por përkundrazi ta kthej në humor këtë gjë, do të thoja atë që thotë populli: Unë i ziu me dy pleq, kujt t’ja prish e kujt t’ja ndreq. Po të mos bëj normën më bërtet Edi Rama, po të bëj normën më bërtet Lul Basha, unë nuk e di tani sesi të veproj”, tha Lame.

Të fundit