Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pas video-mesazhit, Rama merr Ahmetajn dhe largohen nga Shqipëria

Pas video-mesazhit, Rama merr Ahmetajn dhe largohen nga Shqipëria
Foto Ilustruese: Rama dhe Ahmetaj në Kuvend

Kryeministri Rama do të mungojë në interpelancën e sotme të thirrur nga deputetët e opozitës për situatën pandemike.

Shkak për këtë është bërë një vizitë e papritur me Ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj drejt Dubait, ndërsa sot shënohet 1 vjetori i tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Arsyeja e vizitës së kreut të qeverisë dhe ministrit të Rindërtimit nuk bëhet ende e ditur, por mendohet se ka lidhje me ndihmën që Emiratet e Bashkuara i dhanë vendit tonë pas tërmetit.

Ndërkohë, Kuvendi vijon punimet si normalisht, teksa në vend të Ramës, llogari përballë legjislativit për pandeminë do të jap ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Mëngjesin e sotëm kreu i qeverisë ka publikuar një video-mesazh përmes të cilit rrëfente gjithë momentet pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit.

Të fundit