Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pacientët pa barna, Rama ‘zgjohet’ pas 1 viti: Fond i posaçëm për Onkologjikun

Pacientët pa barna, Rama ‘zgjohet’ pas 1 viti: Fond i

Pas skandalit me situatën në Spitalin Onkologjik, kryeministri Edi Rama foli për një fond të posaçëm për barnat e pacientëve me kancer.

Nga takimi me qytetarët e Tiranë në Njësinë nr. 2, Rama tha se fond ii posaçëm do të ndihmojë pacientët të përballojnë barnat, për të cilat tha se janë të kushtueshme.

“Ajo që ndodhi në spitalin Onkologjik ishte tronditëse, por ama transformimi është i dukshëm. Ilaçet janë shumë të shtrenjta, dhe në buxhetin e 2026 ne kemi vendosur për herë të parë një fond të posaçëm për të përballuar barnat për kancerin. Që do të thotë njerëzit tanë që shkojnë atje të mos kenë mungesë, dhe të mos përfitojë askush siç ndodhi në atë situatë. Nuk kemi dashur ne të mbulojmë gjithë barnat më parë? Të rrisim pensione? Patjetër që kemi dashur, por nuk ka qenë mundësia”, tha Rama.

Pacientët e Onkologjikut ende prej një viti në dyert e spitalit, nga ku dalin pa përgjigje, e shpesh, edhe pa mjekim. Barnat kanë mungesa dhe iu duhet që t’i marrin në treg të zi me çmime marramendëse.

Të fundit