Flash News

Ditari i Maxhorancës

Padia nga Grupi i Rithemelimit, Braho: Nuk njihet ligjërisht, Prokuroria nuk është çmendur të më thërrasë

Padia nga Grupi i Rithemelimit, Braho: Nuk njihet ligjërisht, Prokuroria

Ish-deputeti i PS, Spartak Braho ka komentuar padinë e dorëzuar në SPAK ndaj tij nga Grupi i Rithemelimit.

I ftuar në emisionin “Frontline” në “News24”, Braho tha se Grupi i Rithemelimit nuk është i njohur ligjërisht dhe se nuk ka subjekt ligjor.

Pjesë nga biseda:

Emri juaj në SPAK?

Braho: Kush është grupi i Rithemelimit. Ligjërisht nuk është njohur fare ky grup, as nga KQZ.

Është e palegalizuar. Nuk ka subjekt ligjor.

SPAK e ka regjistruar padinë?

Braho: Kush e ka firmosur? Nuk ka grup Rithemelimi…Kush është prekur nga shpifa nga grupi i Rithemelimit, muli…

Ju kanë thirrur në prokurori?

Braho: Jo. Nuk ka subjekt në këtw rast, është një strukturë që tentoi të krijonte një subjekt, por që nuk është njohur ligjërisht.

Nuk do të shkoni edhe nëse ju thërrasin?

Braho: Prokuroria nuk është çmendur të më thërrasë mua. Kush është fyer në këtë rast? Grupi i Rithemelimit? Padi bëhen për ditë, por fakti qëndron sa janë legale dhe sa detyrojnë SPAK ta vënë në lëvizje.  

Të fundit