Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Paga minimale do bëhet 500 euro”, Rama kopjon programin e PD-së

“Paga minimale do bëhet 500 euro”, Rama kopjon programin e

Kryeministri Edi Rama, disa javë para nisjes së fushatës së 11 majit, ka premtuar rritjen e pagës minimale në 500 euro.

“Pagën minimale e kishin 157 euro, e kemi 400 euro dhe me vendim, siç e kam thënë, në qershor do ta bëjmë 500 euro, do hyjë në efekt nga janari i 2026”, tha Rama.

Ky premtim elektoral i Ramës, i nxitur edhe nga kritikat e komentuesve në Facebook, është një pjesë e programit të Partisë Demokratike.

Kreu i demokratëve, Sali Berisha e ka shpalosur prej muajsh rritjen e pagës minimale në 500 euro, si një ndër pikat e programit të PD për ekonominë.

“Njerëzit që punojnë duhet të paguhen të paktën 500 euro, është minimum. Rroga mesatare do të jetë 1200 euro, rroga maksimale nuk do të lëvizë, jo”, ka deklaruar Berisha.

Të fundit