Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Paguaj borxhet që ke në Air Albania", ish-ministri i PS në krah të Ahmetajt: Aty ku fshihet transparenca është jo ligjore dhe qesharake

"Paguaj borxhet që ke në Air Albania", ish-ministri i PS

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj e ka cilësuar qesharake dhe jo ligjore reagimin e Air Albania pas deklaratave të ish-zvkryeministrit Arben Ahmetaj se kompania rrezikohet të falimentojë.

Në rrjetet sociale, Malaj thekson se në këtë rast kompania duhet të pergjigjet bazuar në bilancet e audituara dhe jo me fleterrufe.

"Pasi kam folur shpesh per problemet dhe sfidat e PS dhe qeverive te saj, kam vendosur te mos perfshihem ne akuzat dhe kunder akuzat midis ish ministave dhe ministrave te PS-se.
Vleresoj se cdo person ligjerisht konsiderohet i pafajshem, deri sa faji i tyre provohet me vendim te formes se prere te gjykatave.
Kjo pergjigje e nje kompanie ku shteti shqiptare, eshte jo ligjore dhe nje fotokopjo e fleterrufe te mentaliteteve komuniste, qe ta diskretitojne dhe ta vrasim publikisht "armikun e partise".
Kjo per disa arsye kryesore.
Pas nje akuze publike qe kompania rrezikohet ne falimentim, kompania ka detyrim ndaj taksa paguesve shqiptare, sepse keq manaxhimi, renia e fitime dhe falimentimi u redone jo vetem aksionereve, por edhe taksapaguesve.
Kompania duhet te pergjigjet bazuar ne bilancet e audituara dhe jo me fleterrufe.
Si ka mundesi qe ne cdo avion te cdo kompani tjeter nuk hipen dot asnje pasagjere pa e parapaguar bileten, qofte edhe pasagjeri vuan edhe per buken e gojes.
Ndersa me avionet e kompanise ku eshte aksioner dhe shteti shqiptare, sipas jush qenka bere turizem familjare edhe pa paguar biletat.
Mbledhja e detyrimeve te pa prapambetura eshte element i rendesishem i qendrueshmerise financiare te cdo kompanie.
Kush e ka dhene urdherin e kundra ligjshem qofte edhe me goje qe ministrat dhe familjaret e tyre te udhetojne dhe pa parapaguar biletat??
Kush ne kompani e ka zbatuar kete urdher te kundraligjshem??
Prandaj ky kundersulem ku fshihet transparenca eshte sa jo ligjore aq edhe qesharak.
Kompanite publike kerkojne pergjegjesi publike dhe ligjore.
Ndjese per kete reagim, por pa pergjegjshmeria e manaxhimit te kompanive publike ne cdo sektore te ekonomise rendon mbi te gjithe", shkruan ish- ministri Malaj. 

Të fundit