Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pak orë para protestës kombëtare, Rama mesazh për çmimet e karburantit: Do kalojnë në filtrin e transparencës

Pak orë para protestës kombëtare, Rama mesazh për

Ndërsa në orën 11.00 pritet të nisë protesta kombëtare për rritjen e çmimeve, kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një mesazh, përmes të cilit kujton se nga sot do të ngrihet Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburantit, ku çmimet do të kalojnë në filtrin e transparencës.

“MIRËMËNGJES dhe me konfirmimin se nga sot, me ngritjen e Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburantit, çmimet do të kalojnë në filtrin e transparencës dhe marzhi i fitimit të kompanive do të ngrijë, për të mos lejuar asnjë abuzim në kurriz të qytetarëve, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.

 

Të fundit