Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pak para zgjedhjeve, Rama: Së shpejti nis puna për hekurudhën Tiranë -Durrës, gati projekti për portin

Pak para zgjedhjeve, Rama: Së shpejti nis puna për hekurudhën
Kryeministri Edi Rama nga Durrësi

Kryeministri Edi Rama nga Durrësi, ku po zhvillon një bashkëbisedim me banorët e qytetit bregdetar është ndalur te investimet e pritshme nga qeveria.

Përpos rindërtimit, Rama foli edhe për investime që janë parashikuar për zonën si projekti i portit, ashtu edhe hekurudha Tiranë-Durrës 

“Hekurudha Tiranë – Durrës është gati për të filluar nga puna, sepse është lidhur kontrata. Presim të na miratohet fondi për hekurudhën Durrës – Hani i Hotit që përsëri lidhet me porti. Plus hekurudha Durrës-Prishtinë dhe më tutje. Këtij porti mund t’i ndërtosh hekurudha afër, po nuk është në gjendje të jetë konkurrente me portet përballë”, u shpreh kryeministri, ndërsa u ndal edhe te projekti për portin e ri.

Sipas kryeministrit, një kompani që operon një pjesë të madhe të investimeve turistike në Lindjen e Mesme, ka dorëzuar projektin e fazës së parë të portit turistik të Durrësit.

“Nëse sot kemi një nga kompanitë më të mëdha të botës e cila operon një pjesë të madhe të investimeve turistike në Lindjen e Mesme, që jo vetëm ka shprehur dëshirën por ka dorëzuar projektin e fazës së parë të portit turistik të Durrësi. Nuk mund të imagjinohej që një komani e këtyre përmasave të vijë dhe të shprehte interes për të transformuar Portin e Durrësit para 7 vitesh.

Do të jetë Marina më e madhe e Mesdheut. Ideja për ta bërë komplet Portin e Durrësit, komplet marinë as nuk mund të imagjinohej. Investitorë që të hidhnin jo 2 miliardë siç bëhet fjalë për investimin,  për të cilin flasim, deri para pak vitesh nuk gjendeshin’” tha Rama.

 

Të fundit