Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Paketa e Maleve” kthehet në gjyq për kryebashkiakët, as Benet Beci nuk shpëton nga kritikat e Ramës

“Paketa e Maleve” kthehet në gjyq për kryebashkiakët,

Një diskutim mbi “Paketën e Maleve” i ka vendosur kryebashkiakët e vendit përballë Ramës, si në një sallë gjyqi ku presin nga momenti në moment të shpallen fajtorë.

Kryeministri ka shfaqur pakënaqësi për ritmin me të cilin po ecën zbatimi i “Paketës së Maleve”. AI ka kritikuar të gjithë kryebashkiakët e vendit se ende nuk kanë dorëzuar hartën e zonave prioritare.

“Bëjmë takimin sepse kemi shqetësimin që po ecën me një ritëm të ulët në raport me atë që paketave që ka në thelb, shpejtësinë. Shpejtësinë në kuptimin e një burokracitë të lehtësuar maksimalisht dhe shpejtësinë e mundësisë për t’i dhënë përgjigje të shpejta atyre që kanë shprehur interes. Kjo vonesë është dekurajuese për ata që e kanë çuar sinjalin e tyre që janë të interesuar të hyjnë në proces prej disa muajsh nuk kanë marrë përgjigje. Kjo është e kundërta e frymës me të cilën u konceptua dhe u aprovua kjo paketë. Ngarkesat nuk kanë lidhje me vonesën nga ana juaj. Vonesa është e juaja”, deklaroi Rama.

Kryeministri u kap me kryebashkiakun e Kuçovës dhe atë të Kukësit, duke i kritikuar se nuk e kanë kuptuar qartë se çfarë kërkon ligji.

“Ti Kreshnik, cfarë të ka penguar të bësh hartën e zonave prioritare dhe ta dërgosh në qeveri. Nëse prisni përgjigje nga ASHK s’keni kuptuar ligjin, Paketa është ilaci për një dhimbje shumë vjecare, të njerëzve që kanë tokën dhe nuk kanë pranuar 7501 ose për shumë arsye nuk kanë marrë dokumentin, dhe duan të investojnë në tokën e tyre...

Më dëgjon ti kryetari i bashkisë së Kukësit, më dëgjon. Më dëgjon?! Por se di nëse më kupton?! Një nga shtysat për këtë paketë kanë qenë kuksianët, ku niveli i interesimit për të investuar është shumë i lartë nga ata që janë në emigracion. Sa herë kam ardhura atje zotrote ka ke ngritur si problem. Ka pesë muaj që i ke në dispozicion, të gjithë instrumentet, e ti koma nuk ke sjellë hartën”, iu drejtua Rama kryebashkiakëve.

Nervozizmi i Ramës nuk kurseu as Benet Becin, besnikun e tij në Shkodër.

"Kjo vlen deri tek Benet Beci, që ka qenë promotori i kësaj paketa dhe unë Shkodrën nuk e shoh këtu. E kemi nisur këtë punë bashkë kur ti nuk kishe mjekër. Unë kisha dhe ti nuk kishe, tani mjekra të është bërë si mua dhe harta nuk ka ardhur akoma. Edhe Memaliaj edhe Fushë Arrzi që janë këtu hudhrat që na mbrojnë nga syri i keq me lëkurën e tyre blu nuk kanë sjellë gjë, kështu që ju kanë shpëtuar nga vënia në pozitë të vështirë. Kjo tregon që si majtas dhe djathtas, kur shqiptarët flenë gjumë flenë gjumë," tha Rama.

Të fundit