Flash News

Ditari i Maxhorancës

Paketa fiskale parashikon më shumë gjoba, Ibrahimaj: Qëllimi, lufta me informalitetin

Paketa fiskale parashikon më shumë gjoba, Ibrahimaj: Qëllimi,

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, prezantoi sot në Komisionin e Ekonomisë paketën fiskale 2023.

Paketa e re parashikon më shumë penalitete e gjoba në tregun e punës. Lidhur me këtë, ministrja u shpreh se ashpërsimi i masave dhe gjobave është bërë me qëllim që të luftohet informaliteti në ekonomi.

Sipas Ibrahimajt, gjobat dhe penalitetet lidhen me mosdeklarimet e punonjësve dhe fshehjen e pagave. Gjobat sipas saj, janë një faktor që do të parandalojë efektet e evazionit.

“Na është dashur të bëjmë një ndërhyrje për ashpërsimin e masave për rastet kur evidentohen mosdeklarime punonjësish, fshehje e pagave apo edhe mosdeklarim të kontributeve të sigurimeve shoqërore. Nga ana tjetër kemi parashikuar ashpërsim të penaliteteve për rastet e mosshoqërimit të mallrave me faturë, por kjo vetëm për rastet e biznesit të madh sepse kjo lë hapësira për evazion dhe detyra jonë është të reduktojmë sa më shumë këto dukuri që të luftojmë pa kompromis informalitetin në ekonomi.

Informaliteti në ekonomi ka qenë dhe mbetet një plagë qoftë në zbatim të një konkurrencë të lirë, qoftë dhe në zbatim të ndëshkimit që personat punëmarrës marrin në vitet në vijim për mos marrjen e pensioneve të tyre në kohë. Pra, është e rëndësishme që ne të rrisim këto penalitete, me qëllim që të vëmë të drejtën në vend, të cilat kanë synim parandalues për efektet e evazionit, për efektet që do të ishin të mëdha në xhepat e punëmarrësve në momentin e daljes në pension”, sqaroi ministrja.

Të fundit