Flash News

Ditari i Maxhorancës

Paketë ekonomike për mbrojtjen e konsumatorit? Rama: Sot nuk ka rritje çmimi

Paketë ekonomike për mbrojtjen e konsumatorit? Rama: Sot nuk ka rritje

Kryeministri Edi Rama deklaron se sot nuk ka rritje çmimi të energjisë elektrike.

I ftuar në Euronews Albania, Rama u pyet nëse qeveria ka gati një paketë ekonomike për mbrojtjen e konsumatorit pas krizës energjetike, ndërsa kryeministri thotë se kush fiton më shumë do paguajë më shumë.

“Nuk flasim për rritje çmimi sot sepse nuk ka rritje çmimi. Flasim për vijimin. Kush fiton më shumë do paguajë më shumë.

Mes një familje që jeton me punën e dy prindërve dhe një kompanie të mëdha ndryshimi është i madh. Nuk paguajnë njësoj.

9.5 lekë për konsumatoret familjarët, nuk e paguajnë aq. Qeveria kompenson në faturën e tyre se janë familje me ndihmë ekonomike, invalidësh, pensionistësh. Qeveria paguan shuma të mëdha. Enti vendos çmimin por qeveria vendos mburojën”, u shpreh Rama.

Të fundit