Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Paketë të tretë ndihme për biznesin e vogël?", Rama: Taksa zero, TVSH zero, pagën e luftës ua dhamë; nuk e di ça doni më nga qeveria?

"Paketë të tretë ndihme për biznesin e

Kryeministri Rama gjatë një komunikimi on-line me qytetarët, ka theksuar edhe njëherë se nuk do të ketë një paketë të tretë ndihme për biznesin e vogël.

Pyetjes së një prej ndjekësve, se a  do të jap qeveria një paketë të 3-të ndihme, Rama i është përgjigjur edhe njëherë se kjo nuk është në planet e afërta të qeverisë dhe se nëse nuk kemi një izolim tjetër, nuk ka për të ndodhur.

“Tani miku im taksa zero, TVSH zero, pagën e luftës ua dhamë kur ishit të izoluar, tani nuk e di çfarë mund të bëjë qeveria më tepër për ju”, shprehet kryeministri, duke apeluar që qytetarët të zbatojnë vendimin e ri për vendosjen e maskës me detyrim në çdo ambient, të mbyllur apo të hapur, jashtë shtëpisë.

“Tani miku im taksa zero, TVSH zero,  pagën e luftës ua dhamë kur ishit të izoluar, tani nuk e di çfarë mund të bëjë qeveria më tepër për ju. Tani ju keni për detyrë që për të mbrojtur këtë që kemi arritur, zerimin e të gjitha detyrimeve tuaja ndaj shtetit dhe shmangien e një rreziku që mund të na cojë sërish në mbyllje, duke marrë masa dhe përdorur atë maskë”, ka thënë Rama.

Të fundit