Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Pakti ‘i dështuar’ Alibeaj-Balla, Gjiknuri i qëndron ofertës: Të ulemi në negociata, proces fars? Është paragjykim
Negociatat mes Partisë Socialiste dhe deputetit Enkelejd Alibeaj për zgjedhjen e Presidentit, pësuan të premten një ‘krisje’. Alibeaj deklaroi se PS ndryshoi qëndrim që sipas tij vërtetoi se kërkojnë një President të blerë.
Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, ka folur për çështjen e Presidentit, si edhe negociatat e tyre me Alibeajn.
I ftuar në studion e “Kjo Javë” në News 24, Gjiknuri u shpreh se janë të hapur për negociata dhe presin që Alibeaj të ulet në tryezë për diskutime. Gjiknuri theksoi se ajo çka kërkojnë është një President jo nga radhët e socialistëve dhe jo me të shkuar politike.
Epitetin ‘farsë’, që tashmë i është vendosur procesit të nisur nga PS për Presidentin, Gjiknuri e quan paragjykim. Teksa kujton deklaratën e Alibeajt për një diskutim para kamerave, Gjiknuri shton se idenë e të folurit në sy të medias e quan ‘paaftësi për të marrë vendime’.
“Kjo e kamerave është si njeriu që ka frikë të marrë vendime. Ka natyrë vendimesh që merren para kamerave, por kjo është thjesht paaftësi për të marrë vendime. Nuk bëhet diplomacia kështu, nuk bëhet vendimmarrja me ultimatume”, tha Gjiknuri.
Ne i presim të vijnë në tavolinë negociatash. Palët ulen, vihen me emra, s’ka nevojë për kamera, ulen dhe diskutohet. Do të presim deri sa të konsumohet edhe raundi i tretë. Të mos jetë nga Grupi Parlamentar i PS, jo se nuk e meritojnë, por për të dhënë mesazhin se kërkojmë president mbi palët.
Nëse ata propozojnë një kandidat që përmbush kushtet, unë jam i hapur. Ne i dimë personalitet kush janë, e mira është që palët të ulen dhe të flasin për emra konkretë dhe se do të ruajnë ekuilibrat.
Farsë? Nuk e di pse paragjykohet, PS i ka votat. Theksoj se kemi ndryshime thelbësore, ku u ndryshua sistemi zgjedhor po ashtu u ndryshua edhe mbrojtja që kishte qeveria nga mocioni i besimit dhe mosbesimit në parlament.
Ne i qëndrojmë ofertës tonë, i presim në çdo orë të ditës të vijmë të ulemi. Emër konkret? Jo nuk ka, s’ka negociata dhe më vjen keq”, deklaroi Gjiknuri.