Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pakti me PS për Presidentin/ Spiropali: Alibeaj nuk i ka 20 deputetë për të propozuar një kandidaturë

Pakti me PS për Presidentin/ Spiropali: Alibeaj nuk i ka 20 deputetë

Anëtarja e grupit negociator të PS-së, Elisa Spiropali ka folu për marrëveshjen e bërë me deputetin Enkelejd Alibeaj për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Ky i fundit e konsideroi marrëveshjen e prishur, pasi PS ia bëri të qartë se nuk do t’i pranonte asnjë kandidaturë që nuk kishte minimalisht 20 deputetë firmëtarë.

Spiropali tha për “ABC Live”se mesa duket Alibeaj nuk i ka 20 deputetë për të propozuar një kandidaturë.

“Mesa duket ata nuk i kanë 20 deputetë për të propozuar. Por problemin e brendshëm nuk mund ta çojnë në Kuvend për zgjedhjen e Presidentit. Nuk e duam që Presidenti të jetë një deputet socialist. Pikërisht për t’i hapur mundësinë PD dhe aktorëve të tjerë që të mund të propozojë emra të vlefshëm. Në fund të këtij procesi me apo pa grupin, ne do mund t’i japim kësaj republike një President të denjë”, tha Spiropali.

 

Të fundit