Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pamjet nga Thumana 'e re', Rama: Në tetor fillon akomodimi i familjeve në banesa

Pamjet nga Thumana 'e re', Rama: Në tetor fillon akomodimi i

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga zona e Thumanës në Krujë, teksa po vijojnë punimet për të përfunduar ndërtimin e pallateve dhe banesave për të akomoduar banorët e kësaj zone, të cilët tërmeti i 26 Nëntorit 2019 i la në qiell të hapur.

Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se brenda 4 muajve Thumana do të jetë shndërruar në një qytezë të re me infrastrukturë moderne. Sipas tij, pritet që në tetor të fillojë dhe akomodimi i familjeve në banesat e reja, ndërsa në fund të vitit do të përfundojë i gjithë projekti.

 “Thumana tani

***brenda 4 muajsh do të jetë shndërruar në një qytezë të re, me 278 apartamente në 14 pallate, 155 banesa individuale, infrastrukturë moderne, shëtitore, terrene sportive, hapësira të gjelbërta, si dhe shkollën e kopshtin “Ramazan Jangozi”, por edhe qendër komunitare në shërbim të banorëve

Punimet kanë ecur me ritme rekord e në tetor do të fillojë akomodimi i familjeve në banesat e reja, ndërsa në fund të vitit përfundon i gjithë siti, përfshirë objektet publike për të cilat po punohet paralelisht nga Bashkia, e ku do të përqendrohen Njësia Administrative, Qendra Shëndetësore dhe një pjesë e mirë e shërbimeve publike për qytetarët”, shkruan Rama.

Thumana ishte zona më e prekur nga tërmeti i 26 Nëntorit të vitit 2019, ku humbën jetën 51 persona dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur.

 

Të fundit