Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pandeli Majko: Nuk isha antikomunist, prandaj u anëtarësova në PS

Pandeli Majko: Nuk isha antikomunist, prandaj u anëtarësova në PS

Ish-deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko nën cilësinë e një prej studentëve të lëvizjes së Dhjetorit ’90 kur rrëzuan regjimin komunist se pse nuk iu bashkua Partisë Demokratike në atë kohë, por shkoi tek Partia Socialiste.

I ftuar në studion e emisionit Opinion në Tv Klan, Majko u shpreh se ai nuk ka qenë ndonjëherë komunist, por as nuk ka qenë antikomunist.

Pandeli Majko: Për një arsye shumë të thjeshtë. Partia Demokratike nuk ishte partia ime. U ndava me ta miqësisht.

Blendi Fevziu: Po pse, Partia e Punës partia jote ishte?

Pandeli Majko: Kjo është njësoj si të pyesësh anëtarët e Partisë Komuniste pse shkuan me Partinë Demokratike. Partia Demokratike ishte partia e njerëzve që kundërshtonin komunizmin dhe ishin antikomunistë. Unë nuk isha komunist, por nuk isha antikomunist. Unë mendoj që fakti që shumë përfaqësues të lëvizjes së Dhjetorit u shpërndarë në parti të ndryshme tregon universitetin e kësaj lëvizje. Në thelb kjo i bëri mirë Shqipërisë.

Blendi Fevziu: E pate të vështirë zgjedhjen?

Pandeli Majko: Shumë të vështirë.

Të fundit