Flash News

Ditari i Maxhorancës

Paralajmëron ‘furtunë’ ndryshimesh, konfirmon Rama: Qeveria e re shpallet javën e ardhshme

Paralajmëron ‘furtunë’ ndryshimesh, konfirmon Rama:

Qeveria e re pritet të shpallet javën e ardhshme. Lajmi është konfirmuar nga kryeministri Edi Rama gjatë fjalës përmbyllëse të mandatit të dytë qeverisës.

Rama paralajmëron ndryshime në kabinetin qeveritar, por edhe në përbërjen e kryesisë së PS.   

“Qeveria e re shpallet javën e ardhshme do vijoni punën deri në minutën e kalimit të detyrës. Fatmirësisht, kemi një skuadër kampionë ku ka shumë zgjedhje për cdo rol dhe kampionati 4-vjecar që kërkon jo vetëm një formacion të mirë qeverisës, një kryesi të mirë të grupit parlamentare apo një kryesi efektive të vetë partisë por edhe një stol rezervash të gjatë për të patur mundësi vijimësi energjizimi të skuadrës.

Ky është avantazhi ynë krahasuar me rivalët. Me shumë mirënjohje për mbështetje të pakursyer që dha në këtë qeveri. Ju falënderoj për periudhën sfiduese kohe në tryezën e qeverisë. Ishte nder për ne dhe uroj ta mbani parasysh nëse do jeni apo jo të pranishëm në mbledhjen e parë të qeverisë së re”, tha Rama.

Të fundit