Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ç’paralajmëron Rama: PS ka nevojë për një fillim të ri

Ç’paralajmëron Rama: PS ka nevojë për një

Kryeministri Edi Rama në fjalën që mbajti në 32-vjetrin e Partisë Socialiste tha se PS nuk duhet të jetë territori ekskluziv i veprimtarisë politike, por sipas tij, duhet shkuar përtej saj.

Ai shtoi se PS ka nevojë për një fillim të ri, për një projekt të ri politik dhe organizativ.

 “Ne kemi nevojë për një fillim të ri, për një projekt të ri politik dhe organizativ. Duhet të shkojmë përtej PS. Ps duhet të jetë qendra e gravitetit por jo territori ekskluziv i veprimatrisë politike dhe sociale të njerëzve. Duhet të hapim rrugë të reja për të integruar në një komunitet të ri politik anëtarët, simpatizantët dhe njerëzit që dëshirojnë të ecin përpara.

Por duke i parë pikërisht aty, ku ata morën një vendim pa u marrë vesh me njeri-tjetrin, vendimin për të ecur vetëm përpara. Kjo është një frymë, sa e jashtëzakonshme, aq edhe e rrezikshme. Prej saj vjen mesazhi i nevojës popullore për një komunitet të ri politik.

Kryebashkiakët tanë duhet të hapin shtigje të reja ndërveprimi me individët që kanë nevojë të dëgjohen. Deputetët tanë duhet të jenë dëshmitarët e këtij bashkëpunimi", tha Rama. 

 

Të fundit