Flash News

Ditari i Maxhorancës

Paralajmëron Spartak Braho: Priten arrestime të bujshme, SPAK do vërë në pranga ministra e ish-ministra

Paralajmëron Spartak Braho: Priten arrestime të bujshme, SPAK do

Ish-deputeti socialist Spartak Braho ka paralajmëruar se Prokuroria e Posaçme Anti-korrupsion do të godasë së shpejti rangjet më të larta politike.

I ftuar në Report tv, Braho thitë se nga hetimet e SPAK do të përfundojnë në pranga ministra aktualë, por edhe ish-ministra.

“Kam thënë që SPAK se shpejti hap siparin e goditjeve penale, edhe ndodhi, kreu një operacion gjigant policor, arrestimesh, kur përfshihet veç të tjerash edhe i famshmi Dumani, i cili mesa duket duke u vënë në statusin e të penduarit ka hapur edhe thesin, duhen provuar se në të tilla raste ka edhe spekulantë që marrin pozicionin e të penduarit.

Në këtë vazhdë natyrisht bëhet fjalë edhe për çështje të rëndësishme që ka filluar SPAK për korrupsionin krimin e organizuar, po hetohet dy tre ministra janë të arrestuar, të mos e them që do arrestohen, do arrestohen edhe të tjerë. Aktualë apo ish-ministra? Domethënë edhe ish edhe aktualë. E fortë? Po ca ke ti, do takohemi sërish pas dy javësh bashkë”, tha Spartak Braho.

 

 

 

 

Të fundit