Flash News

Ditari i Maxhorancës

Paralajmëruan grevë, Rama sulmon pedagogët: Është autonomia, nuk ua tregojmë dot vendin

Paralajmëruan grevë, Rama sulmon pedagogët: Është

Sindikata e Punonjësve të Universitetit i caktoi sot qeverisë afatin e fundit për të plotësuar kërkesat e tyre, në të kundërt në orën 16:00 do të nisin grevën e urisë.

Nga Qesaraka, kryeministri Edi Rama komentoi ultimatumin e pedagogëve teksa tha se grevë urie për rroga bëjnë njerëzit pa fe duke akuzuar kreun e SPUSH Sandër Kovaçi, se merr urdhra nga kryedemokrati Sali Berisha.

Rama shprehu në formë kërcënimi se qeveria po pengohet nga autonomia që ka universiteti, ose në të kundërt “do t’ia tregonte vendin” grevës së pedagogëve.

“Grevë urie për rroga bëjnë njerëzit pa fe, pa flamur, pa din e pa iman. Grevë urie për rroga nuk bëjnë prindërit e këtyre të cilët me siguri shumica i kanë të ardhurat më pak se SHIK-si që urdhrat i merr nga foltorja e baltës, por nuk bën grevë urie. Është institucion i lartë për të cilin luftohet për të drejta themelore, aq më tepër në këto kushte rritjen më të madhe për rroga e kanë pasur pedagogët, nuk iu është rritur rroga 15% mësuesve, që janë bashkë me fëmijët këtu, edhe pse kanë punë më të vështirë se shumë prej atyre që mbajnë emrin e pedagog. Si mundet një misionar i arsimit të deklarohet publikisht se nuk ia vlen të jesh pedagog. Ai s’mund të jetë më pedagog, por është automonia jo e drejta jonë t’u tregojmë vendin. Shumica e pedagogëve nuk janë këta, nëse do ishin shumica si këta do ishim në alarm, më të madh se inflacioni i luftës”, deklaroi Rama.

Të fundit