Flash News

Ditari i Maxhorancës

Paris/ Rama takon Nicolas Sarkozy në shtëpinë e tij: Me një mik special, këshillohem për sfidat e Shqipërisë

Paris/ Rama takon Nicolas Sarkozy në shtëpinë e tij: Me një

Kryeministri Edi Rama ka takuar ish presidentin francez Nicolas Sarkozy gjatë vizitës së tij në Francë. Takimi mes tyre është zhvilluar në shtëpinë e ish-presidentit në Paris.

Rama në një postim në facebook, e cilëson Sarkozy një mik special dhe shkruan se me të ka privilegjin të këshillohet për sfidat e Shqipërisë, në rrugën e zhvillimit ekonomik e social, e të integrimit evropian.

“Me një mik special në shtëpinë e tij në Paris, presidentin Nicolas Sarkozy, me të cilin kam privilegjin të këshillohem për sfidat e Shqipërisë dhe rajonit tonë, në rrugën e zhvillimit ekonomik e social, e të integrimit evropian”, shkruan Rama.

Të fundit