Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
PD e ka mbyllur misionin? Kadilli-Bushatit: Ka nevojë të riformulohet! Të ringrihet nga monopolizimi i Berishës dhe Bashës

Dorëheqja e Mark Markut nga Kuvendi dhe Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike solli reagime nga politika shqiptare dhe analistët.
Anëtari i Kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli i është përgjigjur deklaratës së analistit Andi Bushati se PD-ja e ka përmbyllur ciklin dhe misionin e saj.
Në një postim në Facebook, Kadilli shkruan se largimi i Mark Markut nga posti i deputetit nuk nënkupton se PD ka përfunduar misionin e saj.
“Nuk është Bushati i pari dhe s’do të jetë as i fundit që do t’i rikthehet termave “mbyllje e ciklit”, apo “fund i misionit” të PD. Që gjendja e PD-së është shumë e rëndë kjo është e njohur. E dinë më mirë se Plasari dhe Bushati, vetë demokratët”, shkruan Kadilli.
Kadilli ka qenë ndër ata që ka shprehur hapur se demokratët kanë një ‘krisje’ mes tyre dhe partia në thelb ka probleme që duhen rishikuar. Sipas tij, PD-ja ka nevojë të riformulohet dhe të ringrihet nga monopolizimi që i kanë bërë Berisha dhe Basha.
“Është e vërtetë që PD-ja është shmangur nga Misioni i saj i formuluar në agun e demokracisë. Por, ai mision nuk është përmbushur, jo më të jetë shteruar. Unë vetë kam denoncuar i shqetësuar problemet e mëdha të PD. Por, njëherësh kam propozuar Manifestin Politik për Ringritjen e PD—së. I kam jetuar në vetë të parë dhe nga shumë afër papërgjegjësitë e lidershipit. Monopolizimin që i kanë bërë PD-së Berisha dhe Basha. PD ka nevojë të riformulojë vetveten. Ka nevojë të riformulojë Misionin. PD-ja ka nevojë të ringrihet”, vijon Kadilli.
Postimi i plotë:
Për Bushatin dhe të tjerë – PD nuk e ka përfunduar
Mjaftoi dorëheqja e Markut për të rikthyer edhe një herë debatin për PD, për problematikën e lidershipit, gjendjen e partisë, për të mbërritur deri tek thelbi i ekzistencës së saj, tek Misioni i PD-së.
Nuk është Bushati i pari dhe s’do të jetë as i fundit që do t’i rikthehet termave “mbyllje e ciklit”, apo “fund i misionit” të PD. Që gjendja e PD-së është shumë e rëndë kjo është e njohur. E dinë më mirë se Plasari dhe Bushati, vetë demokratët. Ata që kanë dhimbje për identitetin e tyre politik. Por, përtej ndjesisë që ngacmon përdorimi i termit të fortë “mbyllje cikli”, apo “fund i misionit”, sigurisht përtej dhe konstatimit të gjëndjes së rëndë ku ndodhet PD-ja sot, Bushati, Plasari dhe kushdo tjetër nxiton. Nxiton shumë kur konstaton fundin e PD-së.
Unë e refuzoj këtë ngut. Jo prej pasionit për PD-në. As nga shpresa e ligur e kumarxhiut që vazhdon të luaj dhe pse po thellon humbjen duke besuar se do t’i kthehet fati dhe do t’i rifitojë të gjitha. Por, nga bindja se barku i PD-së nuk është shterpë. E refuzoj sepse është një konstatim thjeshtëzues. Dhe duke thjeshtëzuar të vërtetën e PD-së, Bushati, Plasari dhe kushdo tjetër, këtë konstatim e kthejmëo në një bindje jo racionale por në një bindje psikologjike.
Unë vetë kam denoncuar i shqetësuar problemet e mëdha të PD. Por, njëherësh kam propozuar Manifestin Politik për Ringritjen e PD—së. I kam jetuar në vetë të parë dhe nga shumë afër papërgjegjësitë e lidershipit. Monopolizimin që i kanë bërë PD-së Berisha dhe Basha. E provova në garën për Kryetar të PD-së oportunizmin e kolegëve. E kam parë në vite degradimin e moralit në struktura. E kam njohur, sic edhe e kam refuzuar gjithnjë fanatizmin për Berishën, që tashmë i rizgjuar po asfikson PD-në. E kam parë me dhimbje se si lëngon PD-ja nga ata që rrinë në rreshtat e saj vetëm me pritshmëri korruptive. Dhe këta janë të shpërndarë në gjithë vertikalen e strukturës. Nga ata që rrinë për një rrogë, tek ata që shohin ëndrra me tendera dhe konçensione. E kam shprehur që jemi më keq se çdo herë tjetër. Por, këto janë probleme që burojnë nga mungesa e një projekti të qartë dhe të strukturuar sot.
Është e vërtetë që PD-ja është shmangur nga Misioni i saj i formuluar në agun e demokracisë. Por, ai mision nuk është përmbushur, jo më të jetë shteruar. Ndaj gabimi i parë i konstatimit është ngatërrimi i Misionit me projektin aktual. Misioni ynë si PD është ligjshmëria, është prona private, është konkurenca e lirë në ekonomi, por edhe në politikë dhe media e profesione. Është pajtimi kombëtar. Është integrimi euroatlantik. Cdo shmangie nga Misioni, cdo mungesë projekti për rrugën e suksesit është në vetvete një ulërimë për demokratët që t’i rikthehen dhe ta shkruajnë në gur Misionin.
Fakti që sistemi demokratik është korruptuar rëndë nga të dy klikat që dominojnë partitë nuk mund të jetë arsyetim për të supozuar fundin e Misionit. Vërtet “rilindistët” degraduan çdo element të brishtë të qeverisjes dhe e zëvendësuan me sundim të aleancës së politikës me krimin. Vërtet PD mendon se njerëzit nuk i dinë zullumet tona, thjeshtë se ne demokratët refuzojmë t’i shohim, refuzojmë t’i pranojmë dhe të kemi kurajo të ndahemi prej tyre. Pra, e gjithë kjo kalbje e sistemit edhe pse e vërtetë, përsëri nuk mjafton.
Bushati, Plasari dhe të tjerë e ngrenë arsyetimin e mbylljes së ciklit dhe fundin e Misionit duke thënë që nuk është vetëm cështje e lidershipit. Është e vërtetë që kriza nuk është vetëm çështje e këtyre individëve, por është e sistemit që është korruptuar. Por, ata që tek çdo demokrat shohin cenet e Berishës dhe Bashës gabojnë. Në qoftë se ka një cikël që është mbyllur apo ka një mision që ka përfunduar është ai i Berishës dhe i modelit të tij politik. E njëjta gjë vlen edhe për Bashën edhe pse ai nuk ka një cikël dhe as një mision të vetin sepse nuk diti ose nuk deshi ta ketë. Gabojnë kur fundin e ciklit të lidershipit e barazojnë me fundin e Misionit.
Dukshëm logjika e tyre edhe pse nuk do të kufizohet tek lidershipi, nguron të shikojë mundësitë e Misionit jashtë dhe pavarësisht këtij lidershipi. Janë hipnotizuar aq shumë nga mbiprezenca e lidershipit dhe nga bashkëjetesa me ata, sa nuk provojnë të shohin diçka përtej atyre. Përtej Bashës, Berishës me kompani.
Demokratët kanë një projekt, kanë Manifestin Politik për Ringritjen e PD-së. Sot atë e mbështesin gjithnjë e më shumë demokratë që nuk janë PD-istë . E mbështesin hapur gjithnjë e më shumë PD-istë. Ide të reja gëlojnë. Demokratët brenda apo jashtë PD-së, qytetarë të angazhuar kanë pranuar sot faktin që opozita nuk është ekskluzivitet i forumeve të Bashës dhe as i Facebook-ut të Berishës. Përkundrazi. Marku në Lezhë, dhe Andrea në Korcë treguan se demokratët nuk janë dorëzuar. Energjitë politike janë. Nevoja, në mos e shoqërisë, të paktën e demokratëve për tu përfaqësuar është. PD është votuar nga gjashtëqind mijë shqiptarë. Ka njëqind mijë anëtarë. Mes tyre ka njerëz me zotësi, me moral, me ide politike që e kapërcejnë çdo ngërç.
Po, PD ka nevojë të riformulojë vetveten. Ka nevojë të riformulojë Misionin. PD-ja ka nevojë të ringrihet. Këto përgjigje, në mos tjetër kund, i jep Manifesti Politik. Për ata që nuk e dinë Manifesti propozon kulturë krejt të re politike. Një PD më të madhe se kryetari, një PD më të madhe se vetvetja. Një PD konkuruese – të vërtetë dhe të pastër. Propozon riformulimin e Misionit të PD. Propozon struktura fleksibël që i mundësojnë çdo demokrati të jetë vetvëprues. Siguron konkurencën brenda në parti si modelim i asaj si do të jetë konkurenca në qeverisjen e PD-së. Këto nuk mund t’i pengojë askush. As Basha, as Berisha. As fatalizmi i Bushatit, Plasarit dhe ndokujt tjetër.
Kjo PD që ringrihet është përgjigjja për ata që pyesin, si mundet Rama. Për ata që presin Van Damin ta thyej në mes Ramën. Është përgjigje për ata që pyesin, si i mbron votat. Votën e mbron vlera e shpresës që jep kjo PD e ringritur.
Prandaj, deri sa të ketë demokratë që besojnë, që janë aktiv dhe të vendosur për Misionin e papërmbushur të PD—së, askush nuk duhet të nxitojë t’i shkruaj PD-së epitafin. Përkundrazi, mund të ndihmojnë t’i shkruajnë të ardhmen.
Të fundit
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46