Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pas eskavatorëve, Rama bëhet ‘memexhiu’ i bizneseve në Londër, shpërthejnë komentuesit

Pas eskavatorëve, Rama bëhet ‘memexhiu’ i bizneseve

Pas aksionit për të liruar hapësirat publike të zaptuara, Rama ka nisur gallatën me bizneset në Londër.

Së fundmi, kryeministri ynë ka shpërndarë në Facebook foton e një lokali në Londër i cili ka një shtesë mbi troturar. Pyetja që Rama ngre dhe që e shet si meme është: a e kanë lokalin shqiptarët apo jo”.

“Nuk e di a e kanë vërtetë shqipot këtë lokalin me shtesa mbi trotuar në Londër, po qesha shumë kur ma çuan dhe po e ndaj me ju për pak humor”, shkruan Rama në Facebook.

Kjo sepse sipas mendësisë së kryeministri, vetëm shqiptarët dinë të bëjnë shtesa mbi trotuare duke zpatuar, siç thotë Rama, hapësirat publike.

Kjo ‘meme’ e Ramës është pritur me reagime të forta nga qytetarët, të cilët i janë përgjigjur kryeministrit duke ironizuar IKMT-në dhe eksavatorët që shembën lokale e biznese në Tiranë e jo vetëm, apo kabinat prej druri që shkërrmoqën në Theth.

“Po nisim IKMT direkt me gomone me shku me e prish”, shkruan një komentues. “Kur kryeministri i vendit arrin ate piken ku ka kohe te lire per te bere dhe meme-xhiun, arrihet te merret me mend mireqenia e vendit, urime!”, shkruan një tjetër.

Ky postim duket si një tentativë për të zhvendosur vëmendjen nga problemet reale të urbanistikës dhe pastrimit në Shqipëri, ndërsa qytetarët vazhdojnë të kërkojnë zgjidhje konkrete dhe jo thjesht shaka apo meme.

Pas eskavatorëve, Rama bëhet ‘memexhiu’ i bizneseve Pas eskavatorëve, Rama bëhet ‘memexhiu’ i bizneseve Pas eskavatorëve, Rama bëhet ‘memexhiu’ i bizneseve Pas eskavatorëve, Rama bëhet ‘memexhiu’ i bizneseve Pas eskavatorëve, Rama bëhet ‘memexhiu’ i bizneseve

Të fundit