Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pas BKAK, Rama paralajmëron ngritjen e Komiteti Teknik për çmimet bazë

Pas BKAK, Rama paralajmëron ngritjen e Komiteti Teknik për

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi ngritjen e një Komiteti Teknik për çmimet bazë, njësoj siç qeveria veproi gjatë pandemisë me komitetin që monitoronte situatën dhe paraqiste masat kufizuese.

Rama tregoi se duhet të tregohet kujdes që të mos ndodhë ndonjë llokim në zinxhir, pasi kjo mund të shkaktonte probleme me furnizimin. Synimi i komitetit do të jetë për të ndërhyrë në momentin kur do të jemi realisht në gjendje lufte.

“Çmimet e tjera do fillojnë të balancohen me shpresë. Për çmimet bazë po krijojmë në task forcë, po krijojmë një komitet teknik. Siç bëmë me pandeminë, që edhe këto teoritë e ekonomisë së tregut mund të sjellin probleme. Mund të kompromentosh furnizimin. Në gjendje lufte dhe do futemi në një mënyrë ose një tjetër, se ndodh. Dhe duke shtrënguar atë që bën distributor mund ta çosh në bllokim. E tendenca është ta ulësh ta çosh në cep, por mund ta bllokosh zinxhirin. Edhe për çmimet bazë po krijojmë një komitet teknik si me pandeminë, për të qenë gati që kur është realisht gjendje lufte, do futemi në një mënyrë a tjetër. Duhet shumë kujdes për të mos e çuar aty ku bllokohet zinxhiri dhe pastaj çohen prapë në protestë e thonë po pse s’ka naftë, se ju i falimentuat dhe është e natyrshme të ndodhë kështu”, u shpreh Rama.

Të fundit