Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pas drejtuesve politik të qarqeve, Rama mbledh nesër Kryesinë

Pas drejtuesve politik të qarqeve, Rama mbledh nesër Kryesinë

Janë zbardhur detaje nga takimi i kryeministrit Edi Rama me drejtuesit politik të qarqeve në selinë rozë.

Mësohet se në fokus të diskutimit ka qenë prezantimi i rezultateve nga analiza e punës për secilin qark. Nesër në orën 09:00, Rama do të ketë një mbledhje me Kryesinë e PS-së në seli dhe në fokus të diskutimit do të jetë organizimi i PS-së dhe sfidat e saj politike.

Mbetet për t'u parë nëse do të diskutohet apo jo edhe situata përballë së cilës ndodhet opozita shqiptare. Ndërsa më 15 janar, është 30-vjetori i FRESH, forumi rinor i socialistëve, ku pritet të organizohen edhe festime.

Kujtojmë se kjo është mbledhja e parë për vitin 2022 që Rama zhvillon me drejtuesit politik të qarqeve. Ndërsa nga ana tjetër, forca më e madhe opozitare në vend ndodhet mes një kaosi dhe trazirash, ku ish-kryeministri Berisha dhe kreu i PD-së, Basha, janë në një ‘betejë’ të hapur.

Të fundit