Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pas Gegës, Rama ceremoni nderimi edhe për Florian Markun. Iu përgjigjet kritikëve: Për çdo zgjidhje, ata kanë një problem

Pas Gegës, Rama ceremoni nderimi edhe për Florian Markun. Iu

Pas atletes Luiza Gega, kryeministri Edi Rama ka pritur në një ceremoni nderimi edhe boksierin Florian Markun, pasi mbrëmjen e së enjten në stadiumin ‘Air Albania’ mposhti meksikanin Miguel Parra Ramirez, duke fituar titullin ËBC Silver.

Në fjalën që mbajti, Rama u është përgjigjur kritikëve se qeveria ka përdorur suksesin e saj. Me një shprehje të Anjshtajnit, Rama u përgjigj duke thënë ‘më mirë mos i dëgjoni se për çdo zgjidhje, ata kanë një problem”.

Rama: Suksesi i jashtëzakonshëm i Luiza Gegës krijoi një konsensus të çuditshëm gëzimi të përzierë me një ndarje të pakuptueshme në rastin konkret për shkak të politikës. Për arsye të mos arsyes, shumëkush nuk e la dot gëzimin pa e përzierë me fjalë pa vend, pa lidhje sipas të cilave Luiza ishte e braktisur, e degdisur e syrgjynosur madje, deri në Kenia në Afrikë, për shkak se ka vrapuar vetëm. Natyrisht për fajin e madh të shtetit, nënkuptohet, qeverisë.

Të tjerë u përpoqën të thonë se nderimi që ne i bëmë Luizës ishte një përpjekje për të marrë pjesë që nuk na takonin në suksesin e saj. Nuk është e vërtetë që Luiza ka vrapuar vetëm, pavarësisht se suksesi është i gjithi i saj. Nuk është e vërtetë se duke nderuar Luizën dhe duke i vendosur në dispozicion ceremonialin e shtetit, ne u përpoqëm të përdorim suksesin e saj. Edhe sikur të mos bënim asgjë, këta njerëz do thonin, ja e shpërfillëm. Ndaj ne vazhdojmë që të vrapojmë më shpejt dhe të mos humbasim kohë me njerëzit negativ.

Anjshtajni kishte një shprehje ‘më mirë mos i dëgjoni se për çdo zgjidhje, ata kanë një problem”. Një gjë e ngjashme nisi për ceremoninë për Florianin. Ndërkohë që sot jemi këtu për të celebruar një histori njësoj si të qindra shqiptarëve. Që si fëmijë apo në moshë shumë të vogël, kanë shkuar në emigracion dhe bëjnë sukses. Po bëjnë një sukses që nuk bëjnë lajm. Suksesi i Florianit bën lajm, dhe suksesi i Florianit është kuqezi.

Kur celebronim Luizën shumëkush derdhte vrerë duke an treguar si e braktisëm dikur. Ilir Suli është pjesë e mbështetjes. Shumë mund të ishte bërë më mire, por këto kanë qenë mundësitë. Kur rrisim mundësitë, rrisim progresin. Sot kemi ligj tjetër në fazë diskutimi, në shtator shkon në parlament , për tju dhënë grada sportistëve protagonist si Gega apo Briken Calja. Që deri në dalejn e tyre në pension do paguhen si kolonelë.

Kur flitet për sportit jemi në borxh se shumë vite kaluan dhe një gropë e madhe u hap, por është mirë që askush nga ata që e panë gropën hapur dhe e thelluan, nuk kanë gojë të flasin.

Boksieri Florian Marku u nderu me medaljen 'Ylli i Madh i Mirënjohjes'. Rama tha se Marku ka nderuar Shqipërinë me arritjet e tij.

Të fundit