Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pas kërcënimeve, Veliaj nxjerr debatin me prokurorin Ols Dado në sallën e gjyqit

Pas kërcënimeve, Veliaj nxjerr debatin me prokurorin Ols Dado në

Reagimet e kryetarit të arrestuar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, janë bërë thuajse të përditshme si një përpjekje për të treguar ‘padrejtësinë’ që po i bëhet nga drejtësia, siç pretendon Veliaj.

Këtë herë, ai ka ndarë në Facebook një pjesë nga debati në sallën e gjyqit mes tij dhe prokurorit të çështjes Ols Dado.

Siç shihet nga komunikimi Dado i drejtohet Veliajt me termin “ndyrësirë” pasi kryebashkiaku ka çuar në sallën e gjyqit, adresën e banesës së prokurorit.

Veliaj pretendon se kjo gjuhë e përdorur nga Dado është e patolerueshme dhe vijon ta krahasojë me Sigurimsat.

Pjesë nga debati:

OLS DADO: Ndyrësirë! S’ke turp që thua, tregon banesën e prokurorit këtu, ç’a është ky, kërcënim është ky? Është kërcënim ky që tregon banesën e prokurorit?

ERION VELIAJ: Asnjë kërcënim.

BRION BANI: Prokuror, ulu!

OLS DADO: A? Ç’a është ky? Kërcënim është ky?

ERION VELIAJ: Unë besoj është konflikt 10 interesi. Prokurori mendon që edhe kjo 11 sjellje është normale, por kjo s’është normale.

OLS DADO: E kam mesazhin këtu.

ERION VELIAJ: Por, kam të drejtë të them që s’është normale.

ERION BANI: Prokuror!

Të fundit