Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pas kthimit nga Turqia, Rama mbi një orë në zyrën e Yuri Kim

Pas kthimit nga Turqia, Rama mbi një orë në zyrën e Yuri Kim

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me ambasadoren amerikane Yuri Kim në rezidencën e saj.

Sipas A2, takimi mes tyre është zhvilluar natën e mbrëmshme dhe ka zgjatur më shumë se një orë.

Ky është takimi i parë që ambasadorja Yuri Kim dhe kryeministri Edi Rama zhvillojnë pas zgjedhjeve të 25 Prillit. Po ashtu, dje në media u publikua një mesazh urimi i sekretarit amerikan të shtetit Blinken për fitoren e Ramës në zgjedhje. 

Kujtojmë se ky takim vjen pasi kryeministri Rama u kthye nga një vizitë dy-ditore në Turqi. 

 

Të fundit