Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pas Ndrenikës, Tinka Kurti pjesë e spotit të PS: Edi Rama i duhet Shqipërisë, ai nuk ndalet kurrë

Pas Ndrenikës, Tinka Kurti pjesë e spotit të PS: Edi Rama i duhet
Aktorja Tinka Kurti

Pas aktorit Robert Ndrenika, një tjetër aktore e njohur është bërë pjesë e spoteve të PS për zgjedhjet e 25 prillit.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video, me zërin e Tinka Kurtit. Kjo e fundit thotë se Shqipërisë i duhet Edi Rama dhe se ai nuk ndalet kurrë.

“Kur lumenjtë dalin nga shtrati, kur sëmundja kërcënon jetën tonë. Kur përballemi me kohë më të vështira, Shqipërisë i duhet Edi Rama, ai nuk ndalet kurrë. Ai lufton për ne dhe punon për Shqipërinë si askush tjetër”, thotë Tinka Kurti.

PS e nisi zyrtarisht fushatën elektorale me një spot, ku i pranishëm ishte aktori Robert Ndrenika, i cili solli premtimet e socialistëve për mandatin e tretë.

Të fundit