Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Pas presionit të organizatave, socialistët tërhiqen nga drafti fillestar për Zonat e Mbrojtura

Mazhoranca deklaroi tërheqjen nga propozimet fillestare të një grupi deputetësh socialistë për ndryshimin e ligjit “Për zonat e mbrojtura”, pas një presioni në rritje të organizatave ne mbrojtje të mjedisit, të cilat e shohin nismën një tentativë për të shkatërruar këto zona.
Vendimi për t'u tërhequr u njoftua të mërkurën në mbledhjen online të komisionit parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, ku po mbahen dëgjesa me përfaqësues të organizatave mjedisore.
”Edhe ne vetë jemi të bindur tashmë që ka nevojë për një rishikim,” tha kryetari i komisionit, Arben Pëllumbi, pasi dëgjoi kundërshtitë e mjedisorëve, duke shtuar se drafti do të përpunohej.
Pëllumbi pranoi se një nga nenet që duhej hequr ishte ai për dhënien në administrim të territoreve të Zonave të Mbrojtura pushtetit lokal, një nga propozimet kyçe të projektligjit, për të cilin u pretendua se ishte kërkuar nga kryebashkiakët socialistë.
“Unë nuk jam dakord për ndarje të territorit se besoj se dy entitete që kontrollojnë të njëjtën gjë i prishin punë njëri-tjetrit,” deklaroi Pëllumbi, duke shtuar se, gjithsesi ishte për gjetjen e një zgjidhje që të kishte edhe një përfitim për bashkitë nga këto zona.
Në seancë u bë me dije se komisioni po pret një “paketë amendimesh” nga ministria e Mjedisit dhe Pëllumbi garantoi organizatat se “do të tentohej një konsensus sa më i gjërë” gjatë ndryshimit të tij.
Edhe deputeti nismëtar, Fadil Nasufi, pranoi tërheqjen për rishikim të projektligjit, të cilin e cilësoi “draft bruto”, edhe pse ai është futur në kalendar për t'u votuar në seancën plenare të 15 shkurtit.
“Unë bie dakord që drafti ka defekte në teknikën legjislative dhe unë e kolegët jemi të hapur që të bëjmë reflektimet e duhura sipas rekomandimeve dhe qasjeve që kërkon ligji për të pasur unison me direktivat evropiane,” deklaroi Nasufi në mbyllje të dëgjesave.
Deputeti po ashtu pranoi tërheqjen nga nenet e kundërshtuara ashpër nga organizatat si; dhënia në menaxhim të këtyre zonave në duart e bashkive dhe eleminimin e kategorizimit të Zonave të Mbrojtura.
Ai këmbënguli se nisma nuk kishte pasur qëllim ndryshimin e thelbit të ligjit, një kritikë kjo e ngritur nga të gjithë ekspertët e mjedisit, por gjithsesi shtoi se, -“ligji duhet të përpunohet, të reflektojë shqetësimet e organizatave”.
Nasufi pretendoi se kishte patur një “keqkuptim publik” për nismën dhe se nismëtarët ishin “damkosur me dashakeqësi”.
Në seancën e tretë dëgjimore të komisionit me përfaqësuesit e organizatave mjedisore u ritheksuan kundërshtitë e tyre për nismën, si një tentativë për të ndryshuar frymën e ligjit ekzistues dhe qëllimin e tij për mbrojtjen e këtyre zonave.
Sipas organizatave në mbrojtje të mjedisit, njësitë vendore janë të paafta për të menaxhuar territoret e Zonave të Mbrojtura.
“Nisur nga eksperienca, shumica e bashkive nuk i kanë kapacitetet njerëzore e financiare për të menaxhuar këto territore,” tha Genti Kromidha nga Instituti për Ruajtjen e Natyrës, i cili mori si shembull “dështimin” me menaxhimin e pyjeve që nga viti 2016.
Edhe Mihallaq Qirjo, drejtues i Qendrës Burimore të Mjedisit, u shpreh se pushteti kërkon të drejtën për të administruar, pa pasur përgjegjësinë e obligimeve që ju lindin nga kjo e drejtë.
“Bashkitë nuk kanë kapacitete për të vlerësuar se çfarë kapitali kanë deri tani,” tha Qirjo duke treguar për përvojën e tij si ekspert me pushtetin vendor.
Sipas tij, niveli vendor ka qenë i përfshirë në menaxhim e Zonave të Mbrojtura, por nuk kanë treguar seriozitet dhe interes.
“Ka një pjesëmarrje të vakët, aspak serioze, kontributi që ata kanë dhënë deri më tani lë për të dëshiruar dhe kjo shkon në kundërshtim me kërkesën e tyre për t'u përfshirë në administrim,” tha Qirjo, duke e cilësuar “absurde” propozimin për dhënien e 20% të territorit bashkive.
Qirjo po ashtu kundërshtoi propozimet e tjera që kanë të bëjnë me ndryshimin e kategorizimit duke e cilësuar “një precedent të rrezikshëm” për të lënë pa mbrojtje zona brenda këtyre territoreve të ZM-ve.
Ndërsa Ermelinda Mahmutaj nga Qendra Eden e pyeti kryetarin e komisionit nëse Kuvendi “kishte analizuar faktin që këto shqetësime që shfaqin bashkitë janë çështje administrative dhe s'kanë nevojë për ndryshime ligjore”.
Po ashtu, ajo këmbënguli se nisma shkel direktivat e BE-së për mjedisin dhe pas këmbënguljes së Pëllumbit për t'i referuar këto direktiva, tha se do t'i dërgonte komisionit një analizë të plotë.
Në dy vitet e fundit nëpërmjet vendimeve të kontestuara, Komiteti i Investimeve Strategjike ka miratuar të paktën 5 projekte brenda territorit të Zonave të Mbrojtura ose pranë Monumenteve Natyrore, duke anashkaluar shqetësimet e Agjencisë Kombëtare për Zonat e Mbrojtura. Ndryshimet e reja parashikojnë lejimin e investimeve dhe aktivitetit industrial në Zonat e Mbrojtura natyrore duke ulur nivelin e mbrojtjes së tyre.
Nisma u depozitua në nëntor në Kuvend nga një grup deputetësh socialistë, tre javë pasi 16 kryebashkiakë të PS-së i kërkuan Kuvendit që ligji t'u jepte atyre mundësi të merrnin pjesë në administrimin e këtyre zonave në territoret e bashkive të tyre.
Projektigji u mbrojt më pas fuqimisht nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se qeveria nuk i pranon leksionet morale të ndërkombëtarëve për mbrojtjen e natyrës./BIRN
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38