Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Pas Ramës, edhe Manja thirrje SPAK të hetojë Berishën: Kur do t’i hapen petët e lakrorit për Gërdecin dhe 21 janarin
Pas kryeministrit Edi Rama, thirrje SPAK për të hetuar ish kryeministrin Sali Berisha i ka drejtuar edhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.
Manja i bën thirrje SPAK të hetojë menjëherë Berishën për çështjen e 21 janarit dhe Gërdecit.
“Nuk është thirrur kurrë nga organet e drejtësisë as për 21 janarin as për Gërdecitas për skandalet e tjera marramendëse. Ai jo vetëm nuk është pyetur kurrë nga organet e drejtësisë deri më sot por edhe sulmon institucionet e drejtësisë deri në vulgaritet. Unë nuk po bëj këtu prokurorin dhe as gjykatësin por po bëj hapur me zë të lartë pyetjen që bëjnë shqiptarët që kur ndodhi shpallje non-grata.
Kur do t’i hapen petët e lakrorit këtij njeriut që e ka pasur pushtetin në dorë kur kanë ndodhur gjëmat më të mëdha në këtë vend. Nëse është i pafajshëm dhe e thotë nga mëngjesi deri në darkë se SHBA dhe shumë të tjerë i paskan rënë në qafë një plak qlibar, le ta vendosë drejtësia.
Të hetohet roli i tij në 21 janar dhe Gërdec, të hetohen burimet financiare të djalit të tij që në Amerikëështë bërë personazh librash dhe filmash. Nisen hetime për personazhe dytësore dhe tretësore dhe nuk preken kallëzimet për kryepersonazhin e tragjedive dhe dramave më të mëdha të këtyre 30 viteve që vazhdon sjell vërdallë jetën publike dhe politike shqiptare njësoj si ato filmat e gangsterëve. Kjo nuk e forcon besimin tek drejtësia por e minon”, shprehet Manja.