Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pas rritjes së çmimit, Rama kujtohet si manipulohej markimi i karburanteve: Boja në naftë hollohej kollaj

Pas rritjes së çmimit, Rama kujtohet si manipulohej markimi i

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur strukturat e Partisë Socialiste në Njësinë 4 në Tiranë, ku në fokus të fjalës së tij ishte edhe ekonomia dhe tregu i energjisë.

Rama përmendi problemin e çmimeve të karburanteve dhe njoftoi për nisma të reja në sektorin e naftës. Po ashtu, ai tregoi edhe se si manipulohej markimi i karburanteve:

“Kemi pasur një naftë që ngjyrohej, markohej siç quhet, që vendoset një komponent kimik për të identifikuar naftën që hyn në mënyrë legale dhe jo kontrabandë. Ishte një koncesion i trashëguar. Ne u përpoqëm ta rregullojmë sa të mundeshim, po ishte bojë që hollohej kollaj apo sajohej kollaj”, tha Rama. 

Të fundit