Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
“Pasaportë udhëtimi”, Manastirliu tregon tre skenarët e vaksinimit
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se ekzistojnë tre skenarë për vaksinimin e të gjithë popullatës me vaksinën ndaj COVID- 19.
Sipas ministres, në skenarin e parë vaksinimi do të kryhet brenda 14 muajve, ndërkohë që në rastin më të keq vaksinimi do të zgjasë 24 muaj.
“Ne kemi vendosur përmes planit të vaksinimit të nisim me mjekët, më pas me të moshuarit në qendrat sociale dhe me të moshuarit mbi 75 vjeç. Ne kemi 3 skenarë. Në skenarin më ambicioz që ne kemi realizuar, është vaksinimi i popullatës në 14 muaj. Skenari i dytë është 18 muaj dhe skenari i tretë është 24 muaj”, tha ajo.
Ministrja e Shëndetësisë u shpreh në “Opinion” se personat që do të vaksinohen kundër koronavirusit do të marrin një dokument të lëshuar nga portali qeveritar e-Albania, që do të mund të shërbejë si një “pasaportë udhëtimi” jashtë vendit.
Sipas Manastirliut ky dokument nuk do të jetë i falsifikueshëm pasi çdo qytetar do të ketë kodin unik të skanuar.
“Po, ne kemi planifikuar dhe e kemi gati që nëpërmjet e-Albania të merret formati i vaksinimit. Pra që ke kryer vaksinimin në dozën e pare dhe në dozën e dytë. Do të merret nëpërmjet një kodi të skanuar nëpërmjet e-Albania”, shtoi Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë tha se sipas kontratës me Pfizer, në Shqipëri do të vijnë deri në shkurt më shumë se 40 mijë doza të kësaj vaksine.
Ndërkohë pjesa tjetër, shtoi ajo është dhe pjesa më e madhe e vaksinave, rreth 460 mijë doza do të fillojnë të vijnë në fillim të korrikut.