Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pasi e shkarkuan, këshilltarët socialistë kërkesë SPAK: Lejoni Veliajn të jetë prezent në mbledhje

Pasi e shkarkuan, këshilltarët socialistë kërkesë SPAK:

Në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak të Tiranës, e cila do të zhvillohet të premten, mund të jetë i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj.

Këshilltarët socialistë i janë drejtuar me një kërkesë zyrtare Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK), duke kërkuar që Veliaj të marrë pjesë në këtë seancë, pavarësisht çdo mase kufizuese që mund të jetë në fuqi ndaj tij.
Në shkresën e dërguar theksohet se pjesëmarrja e kryebashkiakut është një e drejtë funksionale e garantuar me ligj, veçanërisht për çështje që lidhen me prezantimin e buxhetit, raportimet vjetore dhe administrimin e njësisë vendore. Për këtë arsye, kërkohet që, nëse pjesëmarrja fizike nuk është e mundur, të mundësohet një formë alternative komunikimi, si videokonferenca apo ndonjë tjetër mënyrë e përshtatshme e miratuar nga autoritetet përkatëse.
Kjo kërkesë vjen në një moment kur pritet të diskutohen çështje të rëndësishme për funksionimin e Bashkisë së Tiranës, dhe prania e kryetarit konsiderohet e domosdoshme për vijimin normal të punimeve të këshillit.

Pasi e shkarkuan, këshilltarët socialistë kërkesë SPAK:

Kujtojmë se ishin po të njëjtët këshilltarë socialistë që më 25 shtator votuan për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Vendimi i asaj kohe u mor në një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit Bashkiak, pas akuzave dhe hetimeve që rëndonin mbi të.

Në fakt, ishte kryeministri Rama ai i cili shtyu para kërkesën për shkarkimin e Veliajt, pasi mori mandatin e katërt qeverisës dhe deklaroi se ka nevojë për një kryebashkiak që të jetë i pranishëm dhe të çojë para punët për kryeqytetin.

Të fundit