Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pasi humbi gjyqin me Becchettin, Rama shfaq interes për juristen me eksperincë në arbitrazh: Lëri një takim me mua. Ke kohë sot apo jo?

Pasi humbi gjyqin me Becchettin, Rama shfaq interes për juristen me
Blerina Xheraj, Edi Rama

Kryeministri Edi Rama shprehu interes për një nga aplikantët e nismës "Gati për Shqipërinë". Gjatë bashkëbisedimit të sotëm, Ramës i tërhoqi vëmendjen një juriste me eksperincë të gjatë në fushën e arbitrazhit.

Kjo vjen pasi qeveria humbi gjyqin me biznesmenin italian Francesco Becchetti dhe pas shkarkimit nga detyra të Avokates së Përgjithshme të Shtetit, Enkelejda Muçaj.

Blerina Xheraj ishte juristja që punonte prej 10 vitesh në fushën e arbitrazhit dhe jepte mësim në një prej univeristeteve të Londrës. Ajo ishte edhe  arbitre e Dhomës së Arbitrazhit të Kosovës dhe anëtare e bordit të Hagës për të drejtat e njeriut.

Xheraj synonte rregullimin e fushës së legjislacionit shqiptar për çështjet e arbtrazhit. Rama pasi e dëgjoi kërkoi që të linin një takim me të. Ai e pyeti Blerinën nëse kishte kohë sot dhe ajo iu përgjigj pozitivisht ftesës së kryeministrit.

Rama: Lëri një takim me mua Blerinës. Ke kohë sot apo jo?

Xheraj: Po, kam kohë.

Momentin e gjeni pas minutës 16.02

Të fundit