Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pasi u dogj gjysma e Shqipërisë, Rama: Shërbimi i zjarrfikëses, në nivel të ri!

Pasi u dogj gjysma e Shqipërisë, Rama: Shërbimi i

Pas zjarreve masive që përfshinë vendin nga veriu në jug, ku u shkrumbuan qindra hektarë tokë, banesa e bagëti kryeministri Edi Rama është kujtuar për sistemin zjarrfikës. 

Gjatë fjalës së tij me strukturat e shërbimit zjarrfikës këtë të shtunë, Rama deklaroi se tashmë vendi do të ketë një nivel të ri të shërbimit zjarrfikës duke premtuar edhe rritje pagash për këta të fundit.

“Sot ekonomia dhe rritja e të ardhurave na japin mundësi që të kthejmë më shumë në drejtim të atyre që i shërbejnë atdheut dhe atyre që janë në fronte të vështira ku rrezikohet edhe jeta e njerëzve. Ky ka qenë viti më i vështirë që kemi pasur, edhe për Europën dhe gjithë vendet fqinje. Por është e domosdoshme që të përfshihet në këtë proces përgatitjeje gjithë pjesa civile, në qendër dhe në territor. Në kemi filluar të punojmë për një reformë të prefekturave, por kjo kërkon angazhimin dhe fuqizimin e kapaciteteve të bashkive dhe njësive administrative”, tha ndër të tjera Rama.

Të fundit