Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pastrim parash me kullat? Bashkia e Tiranës: Kanë investuar emigrantët shqiptarë

Pastrim parash me kullat? Bashkia e Tiranës: Kanë investuar

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku, i është përgjigjur raporteve dhe lajmeve se është bërë pastrim parash me kullat në Tiranë.

I ftuar në Euronews Albania, Mazniku tha se ka një problem me shifrat e raportuara nga raport duke theksuar se vetëm në vitin 2019, pronarët janë bërë 350 milionë euro më të pasur.

Mazniku u shpreh emigrantët shqiptarë që ndodhen jashtë vendit kanë investuar në Shqipëri në tregun e pasurive të paluajtshme dhe se paratë e pastruara janë shumë pak krahasuar me çka flitet.

“Raporti i cili e ngriti këtë debat para pak  muajsh ka një seri shifrash që unë mund t’ua faktoj dhe argumentoj se kemi të bëjmë me një problem të madh të shifrave. Në Shqipëri 33 deri në 35% e çdo ndërtimi shkon për pronarët e tokës. Pronarët e tokës futen bashkë aksionerë me zhvillimin. Në vitin 2019 nga lejet e ndërtimi, pronarët e tokës janë bërë 350 milionë euro më të pasur.

Ne në Shqipëri kemi 2 milionë emigrantë jashtë, ku secili prej nesh në familje ka një emigrant që ka vendosur të blerë një shtëpi në Tiranë ose në bregdet me paratë e kursyera. Tregu shqiptar katër vitet e fundit ka filluar të aksesohet në mënyrë të qenësishme nga qytetarë jo shqiptarë. Në këtë analizë na del se paratë e papastra në sistem duke përdorur të njëjtën mekanizëm si ata janë shumë pak ose aspak”, tha Mazniku.

Të fundit