Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pazare me ndërtuesit? Rama: Nuk do ta merrnit vesh, s’jam përgjegjës për ndërtimet

Pazare me ndërtuesit? Rama: Nuk do ta merrnit vesh, s’jam

Kryeministri Edi Rama tha se nuk ka pazare mes tij dhe ndërtuesve, por edhe nëse do të kishte ai nënvizoi se nuk do të bëhej publike për t’u marrë vesh.

I ftuar në ‘Now’ në Euronews Albania, Rama tha se nuk është përgjegjësia e kryeministrit dhe qeverisë të ndjekë procesin e ndërtimit.

“Nuk ka asnjë kat pa leje në Doëntoën 1, asnjë. Është e gjitha një shpifje, sepse aty është dhënë me kohë leje, me kërkesë të arkitektit, për t’u bërë një volum tjetër. Nuk është as përgjegjësia e kryeministrit dhe as e qeverisë që të ndjekë procesin e ndërtimit.

Në vend se këtu të gjithë të shikojnë dhe të kuptojnë qartë, se nuk ka shans të ketë pazare mes meje dhe ndërtuesve. Po të kishte, nuk do e merrnit vesh fare, siç nuk e  morët vesh deri tani, që ka kate pa leje këtu, e kate pa leje atje”, theksoi ai.

Të fundit