Flash News

Ditari i Maxhorancës

PD caktoi kryetarët dhe anëtarët, zbardhen edhe emrat e PS për dy komisionet hetimore

PD caktoi kryetarët dhe anëtarët, zbardhen edhe emrat e PS

Jeta parlamentare në vend po i kthehet gradualisht normalitetit.

Pasi PD zbardhi emrat e dy kryetarëve nga ana e opozitës të dy Komisioneve Hetimore që do të ngrihen pas marrëveshjes mes kreut të Grupit të PS, Bledi Çuçi dhe atij të PD-së, Gazment Bardhi, edhe PS ka miratuar emrat që do të bashkëdrejtojnë.

Kështu, nënkryetar i Komisionit Hetimor të Kuvendit për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimin Publik të Check-Up në Shëndetësi, do të jetë Plarent Ndreca, kurse nënkryetar për Komisionin Hetimor për Trajtimin e të Dhënave të Sistemit TIMS, do të jetë Toni Gogu.

Lista e plotë:

Komisioni hetimor “TIMS”:
Ervin Saljanji – kryetar

Toni Gogu-nënkryetar

Anëtarë:
Ramadan Lika
Lefter Gështenja
Xhelal Mziu
Elda Hoti
Luan Baçi
Asllan Dogjani

Komisioni për Shëndetësinë:

Albana Vokshi- kryetare

Plarent Ndreca-nënkryetar

Anëtarë:
Zheni Gjergji
Ina zhupa
Edmond Spaho
Sajmir Korreshi
Petrit Vasili
Zëvensesues Ilda Dhori/ Emilia Koliqi

Të fundit