Flash News

Ditari i Maxhorancës

PD grisi fletët e votimit me emrin e saj, Nikolla: Jam gati të ndërmjetësoj një takim Rama-Basha

PD grisi fletët e votimit me emrin e saj, Nikolla: Jam gati të

Ndonëse Partia Demokratike grisi fletët e votimit me emrin e saj, Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla shprehet e gatshme për të mbështetur kërkesat e opozitës në ngritjen e komisioneve hetimore.

Në një intervistë për A2 CNN, kryeparlamentarja thotë se për të favorizuar dialogun politik, nuk heziton të luajë një rol aktiv.

Unë do të bëja gjithçka që të mundësoja dialogut dhe komunikimit. Në funksion të komunikimit, për këdo do të isha disponibël”, thotë ajo.

Ajo tregon edhe se si e priti zgjedhjen në krye të institucionit dhe vendimin e opozitës për mos e votuar.

“Është një përgjegjësi e lartë që më është besuar që unë do t’i përgjigjem me shumë përgjegjshmëri dhe seriozitet. Unë dua ta tejkaloj atë moment edhe pse moment ishte një moment i trishtë. Por gjithsesi kjo është një situatë që unë e kam tejkaluar”, thotë Nikolla.

 

 

Të fundit