Flash News

Ditari i Maxhorancës

PD kërkoi Komision të Reformës Zgjedhore, mesazhi i Ramës me dyer të mbyllura: Të ngrihet sa më parë

PD kërkoi Komision të Reformës Zgjedhore, mesazhi i Ramës me

Kryeministri Edi Rama ka rënë dakord për ngritjen e një komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore. 

Mësohet se dakordësinë, Rama e ka shprehur gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura me drejtuesit e qarqeve në selinë e PS pasditen e së mërkurës.

Kujtojmë se sot Partia Demokratike ka depozituar kërkesën për ngritjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore në Kuvend. Në kërkesën e demokratëve evidentohen pretendimet për "masakër" zgjedhore më 25 prill.

Ata theksojnë se kanë konstatuar shkelje si shitblerja masive e votave në bashkëpunim me krimin, përdorimi i shtetit nga partia në pushtet, vjedhje dhe përdorim të të dhënave personale, ndalimin e emigrantëve në zgjedhje dhe ndryshimet e njëanshme në Kushtetutë dhe Kodin Zgjedhor.

Në këto kushte, Partia Demokratike kërkon që ky komision ka detyrën që të hartojë ndryshimet kushtetuese sa i përket kuadrit zgjedhor, duke marrë parasysh rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.

PD thotë që përbërja e komisionit të ketë numër të barabartë anëtarsh si nga mazhoranca dhe nga opozita. Demokratët kërkojnë që veprimtaria e komisionit të ketë një afat 6-mujor që nga momenti i mirtaimit.

Kërkesat e PD:

-Ngritjen e një Komisioni të Posaçëm të Kuvendit për Reformën Zgjedhore.

-Komisioni ka për detyrë hartimin e ndryshimeve kushtetuese dhe të kuadrit ligjor zgjedhor për trajtimin e rekomandimeve të raporteve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 25 prillit 2021 dhe zgjedhjeve të mëparshme të patrajtuara, rekomandimeve të institucioneve përgjegjëse për zgjedhjet, partive politike parlamentare dhe organizatave jofitimprurëse.

-Anëtarësia e Komisionit formohet me pjesëmarrjen e partive parlamentare, me përbërje të barabartë mes shumicës dhe pakicës.

-Komisioni e ushtron veprimtarinë për një afat 6-mujor nga data e miratimit të këtij vendimi.

Të fundit