Flash News

Ditari i Maxhorancës

PD padi në SPAK, reagon Spiropali: Gazi na paska denoncuar se bëjmë fushatë duke takuar njerëz

PD padi në SPAK, reagon Spiropali: Gazi na paska denoncuar se
Foto Ilustruese

Mazhoranca ka reaguar pasi PD dorëzoi në SPAK kallëzim penal për kryeministrin Edi Rama dhe 15 zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste.

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali përmes një postimi në Facebook, i drejtohet sekretarit të PD, Gazment Bardhi duke thënë se “Gazi i Partisë Demokratike na paska denoncuar në SPAK se bëjmë fushatë duke takuar njerëz anembanë Shqipërisë, nga Vermoshi në Konispol, nga Devolli në Divjakë.”

Ajo ironizon kryedemokratin Lulzim Basha, ndërsa shton se PS shkon te simpatizantët, duke akuzuar opozitën se po largon nga radhët e saj këdo që nuk i bindet.

“O Bardh Ziu, nuk të kemi faj ne që i shtojmë simpatizantët tanë sepse nuk presim të vijnë ata tek ne por vemi ne tek ata, ndërsa ju me në krye Lul Gjumin, duke pritur që të vijnë njerëzit tek ju dhe jo të shkoni ju tek njerëzit, ngrini komitete e komisione spastrimesh autodestruktive për të larguar me çdo kusht dhe me çdo çmim nga radhët tuaja ata që gjumashave si ju s'ju binden, derisa të katandiseni me zero simpatizantë dhe elektorat inekzistent”, shton Spiropali.

Të fundit